About


Projekti

www.kurani.tv

Bismilah…

Ideatori i projektit (G.A.), Allahu e shpërbleftë. Me ndihmën e Allahut filluam inxhizimin më 12 korrik 2020 dhe mbaruam më 04 prill 2021. Pra 114 sure me 23.7 orë inxhizim. Elhmadulilah me disa pauza arritën ta finalizojmë për 10 muaj. Për këtë pjesë u kujdes (S. S.), bëri inxhizimin e plotë dhe miksimin në studion e tij dhe këtë në mënyrë vullnetare, Allahu e shpërbleftë.

Pas kësaj bëra një konsulltë me Miran Behlulin, për ta punuar materialin (zërin dhe tekstin) për youtube. Me kënaqësi dhe profesionalizëm bëri idenë dhe ofroj produktin që e kemi në youtube.

Përpuninimi e gjithë materialit (montazh) mori përsipër ta punoj Zulqefli Sinani, edhe këtë vendosi ta bëjë në mënyrë vullnetare. Pas udhëtimit të tij për Gjermani projekti u finalizua nga dy perosna tjerë me sukses.

Tani në fundë të ramazanit (prill 2022) u zbritën të gjitha videot në (https://www.youtube.com/kuranitv).
Deri në relizimin përfundimtarë u kujdes Miran Behluli, Allahu e shpërbleftë atë dhe të gjithë të tjerët që e ndihmuan moralishtë e materialishtë. Për https://www.kurani.tv u kujdes Dugagjin Hyseni, Allahu i shpërbleftë të gjithë me të mirat e Tij në dynja e ahiret.

Të nderuar/a!

Ky (Kuran) është një libër i bekuar,’’ lexoje, dëgjoje dhe mendo thellë në fjalët e Allahut.

Tani edhe një lehtësi për të pasur qasje me Kuranin, kjo, me projektin ‘’leximi i përkthimit të Kuranit në shqip’’. Dëgjone e fitoni kënaqësinë e Zotit, strehimin dhe ndihmën e Tij, Kurani po të drejtohet ty.

Besimtarë/e!

KËRKESË!

Ju lutemi, çdo kush që ka mundësinë e shpërndarjes së këtij projekti ta bëje, kështu që të gjithë të jemi pjesë e shpërblimeve të Allahut.

Me lejen e Allahut, të gjitha i keni në:

www.kurani.tv

https://www.youtube.com/kuranitv

https://www.facebook.com/kurani.tv

https://www.instagram.com/kurani.tv/

O Zot, lehetëso e mos e vështirëso dhe plotëso me mirësi.

O Zot, na jep sinqeritet në çdo gjë, vetëm kënaqësinë Tënde e kërkojmë.

 

Ulvi Fejzullahu


Type and hit enter